Komike: Ndërton shtëpinë rrotulluese pasi Iodhet nga ankesat e gruas

Ndryshe

Komike: Ndërton shtëpinë rrotulluese pasi Iodhet nga ankesat e gruas

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Shtëpia në Sërbac të BeH-së është projektuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusiq. Me një fasadë të gjelbër dhe çati të kuqe metalike, ajo mund të bëjë një rreth të plotë për të kënaqur dëshirat e shumëllojshme të gruas së tij Lubica – ajo dëshiron të shohë shumëçka kur shikon nga dritaret e saj.

Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i dhënë detyrë vetes që t’ia realizoja gruas sime dëshirën e saj” që të mundë të ndryshojë pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të dojë, tha Kusiqi, raporton AP.

Shumë vjet më parë, kur u martuan, Kusiqi kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të mjaftueshme për veten dhe gruan e tij, në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të gjumit të kishin pamje nga dielli dhe kështu bënë. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndejës të kishte përballë rrugën. Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se “nuk mund të shihte njerëzit që hynin në oborrin tonë të përparmë” dhe kështu Kusiqi u desh të rimodelonte gjithçka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat