Gruaja 34 vjeçare e ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Ndryshe

Gruaja 34 vjeçare e ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:28
Lana Michaels me të dashurin

Ushqyerja me gji sipas tyre, krijon “energji fizike” pozitive për ndërtimin e marrëdhënies.

Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj.

Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqen me gji të fejuarin e saj, pas rritjes së dy fëmijëve.

Ajo ka një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç. Çifti thotë se kjo është një ndër metodat më të shkëlqyera të joshjes para kryerjes së marrëdhënies seksuale.

Ushqyerja me gji sipas tyre, krijon “energji fizike” pozitive për ndërtimin e marrëdhënies.

Image

18 muaj pasi eksperimentoi për herë të parë me këtë proces, Lana, e cila u takua me partnerin në 2019-ën përmes një aplikacioni takimesh online, zbulon se është shumë e lidhur me të dhe kurrë nuk do të heqë dorë prej tij.

“Më mungonte shumë procesi i ushqyerjes me gji. Djali ka pirë qumësht për tetë muaj, ndërsa vajza për dy vjet. Nuk dua të kem një fëmijë tjetër dhe ata që kam janë shumë të mëdhenj tani për t’i ushqyer me gji. Prandaj më pëlqeu ideja e të ushqyerit me gji të Shawn. Ne kemi një marrëdhënie të hapur dhe të dyve na pëlqen të provojmë gjëra të ndryshme. Po thithja një grua tjetër kur fillova të ndiej qumësht në gojën time”,  tha ajo.

“Unë dhe Shawn gjithmonë kemi eksperimentuar shumë me seksin dhe kam bërë disa kërkime në internet në lidhje me ushqyerjen me gji dhe zbulova se mund të nxis prodhimin e qumështit duke konsumuar qumësht bimor. Pas tre ditëve që kisha marrë suplementin, pata një pikë qumështi në gjoks dhe Shawn filloi ta thithte. Ai ishte i ftohtë. Ne bëjmë seks rreth pesë herë në javë dhe Shaën ushqehet me gji disa herë në javë. Më pëlqen ta ushqej me gji dhe më pëlqen që gjoksi im të jetë më i plotë dhe më i madh. Ndihem më seksi dhe më femërore kur kam qumësht dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Lana.

“Ne marrim komente vërtet të mira për të. Nuk na pëlqen ta bëjmë gjatë gjithë kohës, sepse do të ishte e mërzitshme”, u shpreh gruaja. 

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat