Për gati 30 vjet një spital në Japoni e përdori ujin e tualetit për pije

Ndryshe

Për gati 30 vjet një spital në Japoni e përdori ujin e tualetit për pije

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Sipas një raporti në Yomiuri Shimbun, një spital në Japoni “aksidentalisht” e përdori ujin e destinuar për tualete si ujë të pijshëm për gati 30 vjet.

Sipas medieve të huaja,  incidenti i çuditshëm doli në dritë muajin e kaluar, duke çuar në një kërkim falje nga studiuesi i Universitetit të Osakës dhe nga nënkryetari i spitalit Kazuhiko Nakatani.

Ndërkohë, sipas gazetës japoneze, spitali ndodhet në Universitetin e Osakës. Godina e klinikës është e bashkangjitur me fakultetin e mjekësisë.

Në mënyrë tronditëse, uji i pusit derdhej në 120 rubineta, të cilat përdoreshin për të pirë ujë dhe për të larë duart.

Defekti ndodhi për shkak të një gabimi në lidhjen e tubave kur spitali u ndërtua në vitin 1993.

Raporti në mediumin japonez tha se askush nuk e vuri re këtë çështje derisa menaxhmenti i spitalit filloi ndërtimin e një impianti të ri trajtimi. Problemi i ujit të pasigurt u zbulua gjatë një inspektimi në godinën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat