Rusët shkrinë një Tesla 50 mijë dollarëshe për një bust të Elon Musk

Ndryshe

Rusët shkrinë një Tesla 50 mijë dollarëshe për një bust të Elon Musk

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Bust i miliarderit amerikan, Elon Musk

Marka luksoze Caviar ka shkrirë një Tesla Model 3 për një bust të miliarderit amerikan, Elon Musk. Përveç bustit, prej tij është bërë edhe një iPhone.

Marka luksoze ruse Caviar tërheq gjithmonë vëmendjen me variantet e saj të shtrenjta të telefonave inteligjentë, konzollave të lojërave dhe veturave.

‘Shakaja’ e saj e fundit: Një bust i shefit të Tesla-s, Elon Musk. Busti është ndërtuar nga materiali i shkrirë i një Tesla Model 3, i cili kushton rreth 50 mijë euro në Rusi. Është i kufizuar në 27 copë dhe kushton 3220 dollarë (2890 euro).

Qëllimi nuk ishte krijimi i një imazhi fotorealist. “Ai (skulptori) krijoi një imazh të shpikësit që pasqyron arritjet dhe shpikjet e tij”, tha themeluesi i Caviar Sergey Kitov për Business Insider.

Ngjashmëria me Elon Musk mund të mos jetë e dukshme në shikim të parë, por Caviar e ka emrin të shkruar me shkronja të mëdha në një pllakë ari 24 karat që është ngjitur në bazën e mermerit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat