Pamje të rralla/ Ariu polar gjuan drerin, shkak ndryshimet klimatike

Ndryshe

Pamje të rralla/ Ariu polar gjuan drerin, shkak ndryshimet klimatike

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:35
Pamje nga video

Pamjet e rralla të një ariu polar duke ndjekur drerin në ujë dhe duke e vrarë atë, për ta ngrënë mund të jetë një tjetër tregues i qartë i ndryshimit të klimës.

Në një video që qarkullon në internet, ariu polar femër mbyt drerin,  e tërheq zvarrë në breg, për ta konsumuar,  një veprim që tregon një ndryshim të dietës për arinjtë në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë.

Videoja është regjistruar nga një ekip kërkimor nga stacioni shkencor polak aty pranë.

Shkrirja e akujve ka bërë që deti të tërhiqet dhe arinjtë ta kenë të pamundur të gjuajnë për foka, ushqimin e tyre tradicional.

Sipas shkencëtarëve, skena të tilla janë bërë të shpeshta vitet e fundit.

Me shkrirjen e akullit të detit, mbreti i Arktikut mund të ndryshojë dietën e tij.

Megjithatë shkencëtarët besojnë se kjo sjellje nuk vjen vetëm për shkak të humbjes së akullit të detit, por edhe për shkak se Arktiku ka parë një rritje të popullsisë së drerëve gjatë tre dekadave të fundit, çka i bën ata më të arritshëm për grabitqarët e uritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat