Paralajmërohet mungesë Babagjyshësh këtë vit

Ndryshe

Paralajmërohet mungesë Babagjyshësh këtë vit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Teksa festat e fundvitit afrojnë, imazhi i Babagjyshit është ai i cili mbizotëron në memorien e të gjithë njerëzve dhe shton edhe më tepër atmosferën festive.

Kështu ka qenë prej kohësh, pjesa më e madhe e njerëzve madje janë rritur me këtë ide dhe imazh. Mirëpo dy vitet e fundit e kanë ndryshuar rrënjësisht botën për shkak të përhapjes së Covid.

Për këtë arsye SHBA mund të përballet me një mungesë të Babagjyshëve këtë vit. Kjo vjen pasi shumica prej tyre që punojnë si Santa Claus (Babagjyshë të Vitit të Ri) ose kanë vdekur, ose kanë frikë se mund të infektohen me Covid. Santa Tim Connaghan, i ashtuquajturi “Babagjyshi Kombëtar”, tha se numri i babagjyshëve të mbijetuar është ulur me 18 % këtë vit. “Kam bërë të gjitha vaksinat, por unë dua të jem i kujdesshëm dhe po inkurajoj gjithashtu babagjyshët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë”- tha ai.

Mezzanine Beecomb, themeluesja e Circus Modern, një ndërmjetëse talentesh me bazë në San Francisko për interpretues feste si Santas, tha për New York Post se po përpiqet të sigurojë pesë babagjyshët që zakonisht do të mbledhë gjatë sezonit të festave. Disa aplikantë, tha ajo, nuk kishin përvojë si Santas, ndërsa të tjerët nuk ishin të gatshëm të punonin në prag të Krishtlindjeve. Të tjerët, tha ajo, ishin shumë të rinj për të qenë Santa dhe disa ishin gra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat