Kjo është gruaja që bëhet motra e tretë që mbush 100 vjeç

Ndryshe

Kjo është gruaja që bëhet motra e tretë që mbush 100 vjeç

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Pamje nga videoja

Një treshe e motrave nga Kenzas po festojnë pasi më e vogla prej tyre festoi 100-vjetorin e lindjes.

Frances Kompus festoi ditëlindjen e saj të 100-të duke ndjekur gjurmët e motrave më të mëdha Julia Kopriva, 104 vjeç, dhe Lucy Pochop, 102 vjeç.

“Jam mirënjohëse për ne vajzat që jemi bashkë gjatë gjithë kohës, për prindërit dhe besimin tim”, tha Kopriva për KSN-TV..

Motrat, të cilat u rritën në një fermë, thanë se kanë qenë dëshmitare të shumë ndryshimeve në botë gjatë jetës së tyre.

Ato tani kanë shumë fëmijë, nipër e mbesa.

Këto gra, babai i të cilave jetoi deri në moshën 98-vjeçare, thanë se kishin disa ide se si ia dolën të jetonin pas shekullit.

“Ne hamë mirë, apo jo? Lutuni dhe përpiquni të qëndroni larg nga fatkeqësitë”, ka thënë Kopriva.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat