Shoferja e autobusit shkarkohet pas 34 vjetësh, ishte ‘shumë e shkurtër’

Ndryshe

Shoferja e autobusit shkarkohet pas 34 vjetësh, ishte ‘shumë e shkurtër’

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:44
Tracey Scholes, ishte shoferja e parë dhe e vetme grua në Queens Road

Një grua që ka vozitur autobusë për shumë vjet, është shkarkuar nga puna ‘sepse ishte shumë e shkurtër’.

Tracey Scholes, ishte shoferja e parë dhe e vetme grua në Queens Road në Greater Manchester kur ajo nisi punën në vitin 1987.

Tani ajo është paralajmëruar për shkarkimin nga puna, sepse nuk më ‘aftësi’ për drejtuar autobusët, shkruan Metro.co.uk.

57 vjeçare thotë se kjo është për shkak se kompania “Go North West Ltd”, ka ndryshuar kohët e fundit pozicionin e pasqyrave të krahut në autobus, që do të thotë se ajo duhet të përpiqet t’i shoh ato ndërsa këmbët i ka në pedale.

Më shumë se 1000 njerëz kanë nënshkruar tani një peticion të nisur nga kolegët e saj që kompania ta mbajë atë.

“Është një nga pajisjet më të rëndësishme në autobus”, tha ajo.

Ajo thotë se kompania i ofroi asaj një rol alternativ, por për më pak orë dhe pagë më të ulët, ajo nuk pranoi.

Image
Tracey Scholes, ishte shoferja e parë dhe e vetme grua në Queens Road

Tracey, nga Heywood, tha: “Kjo është zemërthyese. Unë jam një e ve me tre fëmijë, një shtëpi dhe një hipotekë dhe janë afër festat e fundvitit. Nuk jam pezulluar kurrë”.

Vendimi e ka lënë të shkatërruar pasi ajo ka punuar aty për dekada, fillimisht me First bus dhe më pas me Go North West.

“Jam e habitur që ata thjesht mund të më heqin qafe pas 34 vjetësh”, tha ajo. “Unë e dua punën time, nuk dua ta humbas atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat