51 vjeçari shënon rekord, tërheq autobusin dykatësh

Ndryshe

51 vjeçari shënon rekord, tërheq autobusin dykatësh

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Pamje nga videoja

Një bodybuilder ka tërhequr një autobus dykatësh në një distancë prej gati 50 metrash në Rajonin Kurdistan të Irakut.

51 vjeçari, Majeed Yehya, e tërhoqi me litar autobusin e kuq i cili brenda kishte 15 pasagjerë.

Ndërkohë video dhe provat u dorëzuan në rekordin botëror Guinness për njohje zyrtare.

Yehya tha se shpreson që gjyqtarët e Guinness të udhëtojnë te ai për të dëshmuar përpjekjen e radhës për rekord: ngritjen e një aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat