Nxënësja thyen thonin në lëndën e edukatës fizike

Ndryshe

Nxënësja thyen thonin në lëndën e edukatës fizike

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Një nxënëse e shkollës fillore në Slloveni theu thoin në një orë të edukimit fizik. E gjithë Sllovenia po flet për këtë rast të pazakontë këto ditë. Nxënësja shkoi në orën e edukimit fizik me thonj të gjatë artificial. Ajo lëndoi gishtin gjatë stërvitjes. Duke kaluar topin, ajo papritmas theu thoin.

Sipas mediave sllovene, prindërit u ankuan në këshillin e shkollës, duke pretenduar se vajza e tyre kishte të drejtë të kishte thonjtë artificialë dhe se mësuesja ishte fajtore për lëndimin. Nuk dihet se si do të vendosë këshilli i shkollës për rastin.

Avokatja Nana Weber tha për revistën sllovene Pravna praksa se prindërit ishin përgjegjës për vajzën dhe se ata nuk duhej ta lejonin vajzën të mbante thonj kaq të gjatë në shkollë.

Ajo më tutje thekson se Ligji për shkollën fillore parasheh që shkolla mund të përcaktojë rregulloren e saj të shtëpisë brenda institucionit dhe masat për sigurinë dhe mbajtjen e rendit”, thotë Weber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat