Infermierja zbuloi se të vërtetën shokuese për kolegun e punës

Ndryshe

Infermierja zbuloi se të vërtetën shokuese për kolegun e punës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Infermierja zbuloi se kolegun e punës e kishte vëlla

Sandio Sandrik 51-vjeçare, një infermiere nga Arizona ka treguar se si kishte zbuluar se kolegun e punës e kishte vëlla.

Sandrik tregon se kishte mësuar si 11-vjeçare se ajo ishte adoptuar dhe se nëna e saj biologjike e kishte emrin Anna, shkruan The Sun. 

Por, ajo nuk kishte dashur të bënte më tepër pyetje pasi nuk donte të lëndonte prindërit adoptues. Nëna e saj adoptuese vdiq në vitin 2013, ndërsa babai i saj adoptues në vitin 2016.

Pas vdekjes së tyre nëna biologjike i shkroi dhe e kontaktoi. Ajo ia kishte shpjeguar jetën e vështirë që kishte kaluar, ndërsa në shkurt të vitit 2017 ishte takuar edhe me gjysmë-motrën Sophien. Anna kishte treguar se si kishte ngelur shtatzënë si 20-vjeçare ndërsa po dilte me një burrë me emrin Gary. Adoptimi brenda familjes ishte gjëja e duhur për të, ndërsa ajo ishte familjare me babanë adoptues të Sandrikut.

Ne kishim një marrëdhënie të mirë dhe për një kohë të gjatë as që mendoja të gjeja babanë tim biologjik, që quhej Gary. Por më pas fëmijët e mi paguan për testin e ADN-së në nëntor të vitit 2017. Gjashtë muaj më vonë, u lidha me një kushëri që më dërgoi profilin e Facebookut të Garyt. U desh dy muaj që t’i dërgoja mesazh e të prezantohesha”, tregon Sandrik.

Ajo më pas shpjegoi se si në verën e vitit 2019, një infermier me emrin Allen kishte filluar të punonte në spitalin ku punonte ajo.

“Ishte i qetë dhe i kujdesshëm, si unë, dhe më pëlqeu menjëherë. Ai vazhdonte të thoshte se më njeh diku, por unë nuk e njihja. Në dhjetor të vitit 2020, derisa shikova listën e shokëve të Garyt, e vërejta Allenin. Kur e takova në punë e pyeta se si e njeh ai babanë tim biologjik. Më pas më ktheu: ‘O Zot. Ai është babai im po ashtu’”, tregon Sandrik. “Në lot ai më përqafoi dhe tha është shumë i lumtur që më gjeti’.

Sandrik ka treguar se si Allen është pesë vjet më i vjetër se ajo dhe se ishte trevjeçar kur Gary u divorcua nga nëna e tij.

“Allen nuk ishte i afërt me Garyn, por ai ishte në jetën e tij. Në janar të vitit 2021, e ftova Allenin dhe bashkëshorten e tij për darkë. Më vonë atë javë, Allen foli me Garyn për mua, që fillimisht mohoi gjithçka. E kuptoi reagimin, ishte shok për të gjithë, por ai u pajtua të takohej me mua në një darkë që e organizoi Alleni. Isha nervoze, por ishte mirë që ishim së bashku. Gary dhe unë tash po njihemi ndonëse nuk kemi diskutuar shumë për të kaluarën”, tregon Sandrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat