Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës

Ndryshe

Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:14
Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës

Një fëmijë 5-vjeçar ka gjetur në çokollatë diçka të pazakontë.

Fëmijët janë të fiksuar pas çokollatave, dhe sidomos atyre që në brendësi kanë lodra për ta.

Një fëmijë 5-vjeçar është përballur me një dhuratë të pazakontë që ishte brenda çokollatës.

Kur ka hapur paketimin plastik të dhuratës, ai ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal.

Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast, ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat