Elefanti rrokullis veturën brenda të cilës gjendej çifti me dy fëmijët e tyre, kalimtarët mundohen ta shpërqendrojnë duke i rënë borisë

Ndryshe

Elefanti rrokullis veturën brenda të cilës gjendej çifti me dy fëmijët e tyre, kalimtarët mundohen ta shpërqendrojnë duke i rënë borisë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:31
Pamje nga video

Ky është momenti kur një elefant i “tërbuar”, rrokullis një veturë brenda të cilës ishte një familje – pra dy fëmijë dhe prindërit.

Ngjarja e tmerrshme u filmua në Afrikën e Jugut nga një pasagjer që ishte pas me veturë, dhe shihte sesi Fordi po rrokullisej nga elefanti në parkun Wetland të Afrikës së Jugut.

Madje autori i videos i binte borisë me shpresën se do ta shpërqendronte elefantin që peshonte mbi 6 mijë kilogramë. Me të parë se kishte “kryer punë”, kjo kafshë gjigante u largua e qetë.

Në anën tjetër, nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 dhe 10-vjeç, qëndruan të ngujuar brenda veturës derisa arritën ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë.

E pavarësisht që kanë pësuar trauma, asnjëri anëtar i kësaj familje nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, kjo për faktin që elefanti nuk kishte goditur me hundë pjesën anësore të veturës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat