Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë, pak para se të bëhej 113 vjeç

Ndryshe

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë, pak para se të bëhej 113 vjeç

Më: 19 janar 2022 Në ora: 07:54
Fuente Garcia

Tre javë para se të mbushte 113 vjeç,  ndërroi jetë njeriu më i vjetër në botë, spanjolli, Saturnino de la Fuente Garcia.

Fuente Garcia ka vdekur në moshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftoi të mërkurën Rekordet Botërore Guinness .

Njeriu më i vjetër në botë vdiq në mioshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftojnë zyrtarët e "Rekordeve Notërore Guinness."

Spanjolli u emërua si  njeriu më i vjetër në botë në moshën 112 vjeç e 211 ditë, sipas organizatës me qendër në Londër. Ai do të festonte 113-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm.

Për shkak të shtatit të tij të shkurtër (1,50 m i gjatë), spanjolli, i lindur në Puente Castro më 11 shkurt  të 1909, nuk u ftua të regjistrohej dhe të luftonte në vitin 1936, gjatë luftës civile spanjolle.

Gjatë gjithë jetës ai u angazhua në biznesin e tij, fabrikë këpucësh.

Garcia kishte shtatë fëmijë, 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër .

Rekordi i  njeriut më jetëgjatë në botë mbahet nga francezja Jean Kalman, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë deri në vdekjen e saj në vitin 1997, sipas faqes së rekordeve botërore Guinness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat