Puna e ëndrrave, fiton 200 euro në ditë pa bërë asgjë

Ndryshe

Puna e ëndrrave, fiton 200 euro në ditë pa bërë asgjë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një djalë në Mbretërinë e Bashkuar po fiton shumë para vetëm duke qëndruar në radhë. Po, e lexuat drejt! I cilësuar si një 'pritës profesionist' në mediat sociale, Freddie Beckitt është një 31-vjeçar anglez, ëndrra e të cilit është që të bëhet shkrimtar i famshëm.

Ndërkohë që përpiqet ta realizojë këtë ëndërr, ai punon si kamarier, por bën edhe një punë shtesë shumë të thjeshtë: qëndron në radhë për njerëzit që nuk kanë kohë të presin për të blerë bileta ose që thjesht përtojnë të mbajnë radhë.

Për këtë punë ai paguhet 24,5 euro në orë. Beckitt shpjegon për “The Sun” se klientët e tij janë nga të gjitha grupmoshat, ndërkohë që puna nuk ndalon në asnjë periudhë të vitit dhe i siguron atij rreth 200 euro në ditë.

Çfarë bën një mbajtës radhe profesionist? Ai shkon në biletari, mban radhën dhe blen biletat, që më pas ua jep porositësve.

“Qëndroj në radhë edhe për pazaret e Krishtlindjes ose uljet sezonale”, tregon 31-vjeçari, i cili është i kënaqur me këtë punë të thjeshtë që i mbush xhepat pa bërë pothuajse asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat