U akuzua për seks me nxënësin, mësuesja martohet dhe bën fëmijë me të

Ndryshe

U akuzua për seks me nxënësin, mësuesja martohet dhe bën fëmijë me të

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 09:12
Turner dhe nxënësi u martuan në maj të vitit 2019 më pas mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shkurt 2020

Një ish-mësuese e shkollës së mesme të Missouri, e cila u akuzua për seks me nxënësin e saj, tashmë u martua me të dhe janë bërë me fëmijë.

Prokurorët kanë hequr dorë nga akuzat kundër Baylee A.Turner, 26 vjeçare, pasi ajo u martua me nxënësin e saj.

Në shkurt 2019, kur Turner ishte 23 vjeçe, u akuzua për kontakt seksual me nxënësin pas një hetimi nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Jasper, raportoi Joplin Globe.

Ish-mësuesja e shkollës së mesme Sarcoxie ishte mësuese e vitit të parë të anglishtes në shkollën e mesme, kur u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me studentin – në atë kohë 18 vjeç, duke e çuar në dorëheqjen e saj.

Si Turner ashtu edhe nxënësi pranuan se kishin bërë seks javën e 14-21 janarit 2019 në shtëpinë e Turner në Sarcoxie, rreth 260 milje në jugperëndim të St. Louis, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Sipas Facebook, Turner dhe nxënësi u martuan në maj të vitit 2019 disa muaj pas skandalit dhe më pas mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shkurt 2020. Burri i Turner tani është 22 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat