Kroacia kërkon dizajn të ri për monedhën ‘një-euroshe’ pas polemikave për plagjiaturë

Ndryshe

Kroacia kërkon dizajn të ri për monedhën ‘një-euroshe’ pas polemikave për plagjiaturë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Banka Kombëtare e Kroacisë shpalli tender të ri për modelin e monedhës një euro të vendit, pasi një skandal plagjiature çoi në tërheqjen e tenderit të mëparshëm.

Sipas The Guardian,  Kroacia po përgatitet të adoptojë monedhën euro në vitin 2023 dhe javën e kaluar zbuloi fituesit e një konkursi, dizajnët e të cilit ishin vendosur të paraqiten në monedhat e reja të vendit ballkanik.

Debati u përqendrua rreth një logoje që shfaq një kunadë që qëndronte në një degë që ishte jashtëzakonisht e ngjashme me një foto të bërë nga fotografi britanik Iain H Leach, duke tërhequr akuza për plagjiaturë.

Pas zhurmës, fituesi i konkursit tërhoqi dizajnin e tij të propozuar të hënën, duke përmendur një “atmosferë të pakëndshme të krijuar në media dhe në rrjetet sociale”.

Disa orë më vonë, banka kombëtare e Kroacisë tha se do të lëshonte një thirrje të re për dizajne të reja në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat