Atletet e Virgil Abloh shiten në ankand për 25 milionë dollarë

Ndryshe

Atletet e Virgil Abloh shiten në ankand për 25 milionë dollarë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:07
Atletet e Virgil Abloh

200 palë atlete Louis Vuitton dhe Nike Air Force 1, të krijuara nga dizajneri i ndjerë amerikan, Virgil Abloh, janë shitur në ankand  për 25 milionë dollarë, shkruan The Guardian

Atletet u  shitën mesatarisht për më shumë se 100,000 dollarë për palë. Më të lirat u shitën për pak më shumë se 75,000 dollarë, ndërsa më të shtrenjtat për 350,000 dollarë. Atletët e koleksionit të veçantë, të prodhuara nga  lëkura e viçit, u krijuan fillimisht për koleksionin e meshkujve Pranverë-Verë 2022 të Louis Vuitton, drejtor artistik i të cilit ishte Abloh.

Atletet e Louis Vuitton u krijuan për të festuar 40-vjetorin e Nike Air Force 1. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fond bursash të krijuar nga Virgil Abloh që mbështet stilistët aspirantë me origjinë afro-amerikane ose afrikane.

Virgil Abloh ishte afro-amerikani i parë që ishte drejtor artistik i një shtëpie mode luksoze franceze.

Në vitin 2018, ai u cilësua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat