Trupi i 70-vjeçares gjendet ulur në karrige dy vjet pas vdekjes së saj

Ndryshe

Trupi i 70-vjeçares gjendet ulur në karrige dy vjet pas vdekjes së saj

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Ilustrim

Trupi i një gruaje 70-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj në veri të Italisë, dy vjet pas vdekjes së saj.

Marinella Beretta jetonte e vetme pranë liqenit Como në Lombardi. 

Trupi i saj i dekompozuar u zbulua të premten nga brigada e zjarrfikësve në Como pas ankesave se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj si rezultat i bimësisë së tepërt, konfirmoi për CNN të mërkurën oficerja e shtypit e Bashkisë së Como, Francesca Manfredi.

Trupi i Beretta-s u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ndenjes, raportoi të hënën CNN SkyTg24.

Manfredi i tha CNN se shkaku i vdekjes së Beretës nuk dihet dhe nga ekzaminimet është vërtetuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, bazuar në shkallën e dekompozimit.

Asnjë i afërm nuk ka dalë ende, tha Manfredi, duke shtuar se policia po heton nëse ajo kishte ndonjë familjar.

Trupi i Berettës ndodhet në morg dhe ende nuk është caktuar data e varrimit, shtoi Manfredi.

Kryebashkiaku i Komos, Mario Landriscina, ka ftuar banorët e qytetit të marrin pjesë në funeralin e Beretta-s. Ai i tha shtypit italian të martën se qeveria lokale do të kujdeset për organizimin e funeralit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat