“The Simpsons” e kishte parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, dalin pamjet

Ndryshe

“The Simpsons” e kishte parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, dalin pamjet

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:18
“The Simpsons”

Një nga parashikimet e “The Simpsons” nuk duket të ishte qesharak.

“The Simpsons” së fundmi është vlerësuar në mediat sociale për parashikimin e diçkaje jo qesharake, bëhet fjalë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e Twitter e analoguan konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin e quajtur “Simpson Tide”.

Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, shkruan NeëYorkPost.

Paralelet shqetësuese u konfirmuan nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili bëri një postim në Twitter në lidhje me këtë.

“Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat