Çfarë të bëni sot për të përballuar ndryshimin e orës

Ndryshe

Çfarë të bëni sot për të përballuar ndryshimin e orës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:17
Ilustrim

Nëse e gjithë kjo javë ju ka lodhur dhe fundjava ju ka prishur pak planet, është koha për një lajm të mirë: sot troket ora verore.

Në orën 02.00 pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Ora e re e kësaj të diele shënon fillimin e asaj që njihet si ora verore.

Ndryshimet e orës mund t’jua prishin pak rutinën dhe t’ju bëjnë të ndiheni të plogësht, por, fatmirësisht, ka disa mënyra të thjeshta, të cilat mund t’ju ndihmojnë për ta parandaluar ndjesinë e lodhjes dhe kokëdhimbjen.

Këshilla për të përballuar ndryshimin e orës:

Mos flini më shumë

Ora e trupit nuk merr parasysh ndërrimin e orës diellore. Ajo pëlqen të ndjekë një rutinë të rregullt, kështu që mbani të njëjtën kohë zgjimi edhe gjatë fundjavave. Nëse flini më pak/shumë nga ideja që ora është ndërruar, atëherë lodhjen e trupit pas zgjimit do ta ndieni edhe më tepër.

Hiqni alarmin e zhurmshëm të telefonit 

Shijoni dritën e diellit në mëngjes dhe, nëse e keni të gjithë ditën pushim, mos e ndizni alarmin dhe zgjohuni natyrshëm.

Merrni disa rreze dielli

Sapo të ngriheni nga shtrati, ekspozojeni në fillim veten para dritës. Nëse ju kanë ardhur rrezet në dritare, edhe më mirë. Ky do të jetë takimi i parë qetësues i ditës.

Dilni për drekë

Shpenzojeni jashtë kohën e drekës, të paktën për 30 minuta, në mënyrë që ta mësoni trupin me një orë të re mesdite, pasditeje apo edhe darke, nëse dalja jashtë zgjat deri vonë.

Shmangni teknologjinë

Shmangni çdo gjë teknologjike, të paktën një orë para gjumit dhe përdorni dritë gjumi me ngjyrë të kaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat