Autoritetet në Angli shpëtojnë demin që përfundoi në pishinë

Ndryshe

Autoritetet në Angli shpëtojnë demin që përfundoi në pishinë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:12
Autoritetet në Angli shpëtojnë demin që përfundoi në pishinë

Zjarrfikësit kanë shpëtuar një dem pasi ngeci në një pishinë në qarkun Devon të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, ekuipazhet u mobilizuan pas incidentit të enjtes në Westerland, afër Paignton.

Ekipet përdorën një parzmore të veçantë dhe mjete ngritëse për ta hequr kafshën nga uji.

Pasi u shpëtua, demi u kthye në fushën e tij aty që gjendej aty pranë.

Autoritetet nuk e dinë se si demi përfundoi në pishinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat