Burri 60-vjeçar vaksinohet 90 herë kundër coronavorisit në Gjermani

Ndryshe

Burri 60-vjeçar vaksinohet 90 herë kundër coronavorisit në Gjermani

Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një burrë 60-vjeçar dyshohet se është vaksinuar kundër COVID-19 dhjetëra herë në Gjermani.

Burri nga qyteti gjerman i Magdeburgut, emri i të cilit nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, thuhet se ka marrë deri në 90 të doza të vaksinave kundër COVID-19 në qendrat e vaksinimit në shtetin lindor të Saksonisë për muaj të tërë derisa policia e kapi në fillim të këtij muaji, njoftoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa.

I dyshuari nuk është ndaluar por është nën hetime për lëshim të paautorizuar të kartelave të vaksinimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ai u kap në një qendër vaksinimi në Eilenburg kur u shfaq për të marrë një vaksinë tjetër të COVID-19 për të dytën ditë radhazi. Policia i ka konfiskuar disa karta vaksinimi boshe dhe ka nisur procedimin penal, raporton dailymail.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë lloj ndikimi patën në shëndetin personal të burrit rreth 90 injeksione të vaksinave të coronavirusit, të cilat ishin të markave të ndryshme.

Gjermania ka parë numër të lartë infeksionesh për javë të tëra, megjithatë shumë masa që ishin sjell për të luftuar pandeminë kanë përfunduar të premten. Mbajtja e maskave nuk është më e detyrueshme në dyqanet ushqimore dhe shumicën e teatrove, por është ende e detyrueshme në transportin publik.

Ekspertët shëndetësorë thonë se rritja më e fundit e infeksioneve në Gjermani – e shkaktuar nga nënvarianti BA.2 omicron – mund të ketë arritur kulmin.

Të dielën, agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit raportoi 74,053 infeksione të reja COVID-19, më pak se një javë më parë, kur Instituti Robert Koch regjistroi 11,224 infeksione ditore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat