Shkroi librin “Si ta vrasësh burrin tënd”: 71-vjeçarja në gjyq me akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj

Ndryshe

Shkroi librin “Si ta vrasësh burrin tënd”: 71-vjeçarja në gjyq me akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:16
Nancy Crampton-Brophy

Shkrimtarja amerikane Nancy Crampton-Brophy, autore e një libri të quajtur “Si të vrasësh burrin tënd” përfundoi në gjyq për vrasjen e dyshuar të burrit të saj. Sipas aktakuzës, 71-vjeçarja ishte autorja e vrasjes së bashkëshortit të saj, shefit të kuzhinës Daniel Brophy, i cili u qëllua në qershor të 2018-ës për të marrë një prim sigurimi prej 1.4 milionë dollarësh.

Në seancën e parë, zëvendës Prokurori i Rrethit të Oregonit, Shawn Overstreet, argumentoi se gruaja ishte e bindur se kishte “kryer atë që ajo besonte se ishte krimi i përsosur”. Nensi e kishte ndjekur burrin e saj në punë, e qëlloi pas shpine, përpara se të tërhiqte këmbëzën, ndërsa burri u shtri përdhe.

Trupi i Brophy u zbulua nga një koleg brenda një kuzhine të institutit të kuzhinës në Oregon më 2 qershor 2018. Hetuesit nuk gjetën shenja të veçanta të një zënke apo grabitjeje.

Brophy kishte me vete telefonin e tij celular, portofolin dhe çelësat e makinës. Vdekja mbeti mister deri në shtator të vitit 2018, kur u arrestua gruaja e tij, e cila është deklaruar gjithmonë e pafajshme.

Menjëherë pas vdekjes së Brophy-t, gruaja ndau lajmin e vdekjes në Facebook: “Për miqtë dhe familjen time në Facebook, kam një lajm të trishtuar për të ndarë. Burri dhe miku im më i mirë, shefi Dan Brophy është vrarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat