Hëna Rozë: Çfarë është dhe si do të ndikojë tek ne

Ndryshe

Hëna Rozë: Çfarë është dhe si do të ndikojë tek ne

Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:43
foto ilustrim

Hëna e Plotë e prillit njihet si “hëna rozë” dhe si çdo ngjarje tjetër astrologjike edhe kjo është një sinjal që tregon se është koha për ndryshim dhe rritje!

Hëna e Plotë Rozë lidhet me freskinë, nisjen e gjërave të reja dhe heqjen dorë nga gjithçka që s’është në dobinë tuaj.

Kur ndodh Hëna Rozë?

Fiks sot, në 16 prill, por do të mund ta shihni vetëm pas muzgut.

Cili është kuptimi shpirtëror i Hënës Rozë?

Eshtë një shans për të mbjellë fara të reja. Çlironi çdo emocion dhe ndjesi negative dhe lërini hapësirë jetës suaj të re. Eshtë moment perfekt për të vendosur ekuilibra në jetën tuaj. Falni sa më shumë të mundeni dhe jini të vërtetë me veten. Shprehni çfarë ndjeni dhe për çfarë keni nevojë pa menduar sesi do të shihen nga të tjerët.

Si do ndikojë për secilën shenjë?

Dashi

Kjo Hënë Rozë lidhet me balancën në marrëdhënie për ju. Ndoshta jeni duke investuar shumë pak ose më shumë seç duhet në jetën tuaj romantike, në punë, apo shoqëri. Eshtë momenti të gjeni dhe vendosni ekuilibra që gjërat të shkojnë siç i mendoni ju.

Demi

Eshtë koha të jeni të ndershëm me veten. Hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe kapni çdo shans që ju jepet për ta ndryshuar jetën për mirë.

Binjakët

Ju do të përfshiheni në projekte krijuese që do t’i bëni me shumë dëshirë dhe pasion.

Gaforrja

Hëna Rozë është fiks për të bërë “pastrimet e pranverës”. Fokusohuni pak dhe bëni ca ndryshime. Ndoshta një blerje të re për shtëpinë, apo një rregullim i garderobës.

Luani

Një shans për të bërë qejf me miqtë apo për t’ju bashkuar një eventi social.

Virgjëresha

Prakticiteti është kryefjala e këtij muaji. Fokusohuni tek çështjet financiare.

Peshorja

Tregohuni i ndershëm dhe i sinqertë për të marrë atë çfarë ju duhet emocionalisht dhe fizikisht. Mund të jetë e vështirë, por është koha ta bëni tani.

Akrepi

Për ju këto ditë janë rilindje, sidomos në disa aspekte të veçanta të jetës. Ndonjëherë të sakrfikosh diçka do të thotë të fitosh diçka tjetër edhe më të madhe.

Shigjetari

Shoqëria është e rëndësishme më shumë se kurrë këtë muaj, prandaj dedikojini asaj. Festoni!

Bricjapi

Je në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave! Ndoshta s’je akoma aty ku do, por merr pak frymë. Gjërat po shkojnë siç duhet, prandaj festo.

Ujori

Mëso diçka të re, ose zgjero njohuritë e gjërave që di. Do ndihesh edhe më e rritur.

Peshqit

Eshtë e shëndetshme për ty të ndjesh gjithçka që ndjen. Mos kërko shpjegime dhe as mos jep. Thjesht çlirohu!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat