Kërkohen 1897 vampirë për ta thyer rekordin Guinness

Ndryshe

Kërkohen 1897 vampirë për ta thyer rekordin Guinness

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:15
Rekordi aktualisht qëndron në  mijë e 39

Një organizatë jofitimprurëse britanike që mban evente të rëndësishme kulturore në Angli, njoftoi se po kërkon 1 mijë e 897 njerëz për të veshur kostume vampirësh në festimin e përvjetorit të Drakulës.

English Heritage, e cila menaxhon më shumë se 400 vende kulturore në vend, tha se dëshiron të thyejë Rekordin Botëror Guinness për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si vampirë më 26 maj në Whitby Abbey, një abaci gotike e shekullit të 13-të që shërbeu si frymëzim për klasikun e Bram Stoker, roman me vampirë.

Rekordi aktualisht qëndron në  mijë e 39, i vendosur në Virxhinia në vitin 2011, kështu që përpjekja ka nevojë për të paktën 1 mijë e 40 vampirë që të ketë sukses. Organizatorët thanë se shpresojnë të mbledhin gjithsej 1 mijë e 897 njerëz për nder të 125-vjetorit të librit Drakula që u botua në 1897.

Organizatorët thanë se Guinness kanë rregulla strikte për atë që llogaritet si veshje vampiri, kështu që të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të veshin pantallona ose funde të zeza, këpucë të zeza, jelek, pelerina të zeza ose pallto me jakë dhe një sërë dhëmbë artificiale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat