Njihuni me qytetin e parë lundrues në botë, do të akomodojë 100 mijë persona

Ndryshe

Njihuni me qytetin e parë lundrues në botë, do të akomodojë 100 mijë persona

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:24
foto ilustrim

Mund të tingëllojë si një skenar filmi fantastiko-shkencor, por ky projekt do të bëhet realitet në vitet e ardhshme në Busan të Koresë së Jugut, ku shkencëtarët me mbështetjen e OKB-së po ndërtojnë qytetin e parë lundrues në botë. Projekti quhet Oceanix ndërsa janë publikuar pamjet e para nga realizimi i tij.

Këto imazhe tregojnë platforma të ndërlidhura që do të mbulojnë 15.5 hektarë, do të lidhen me ura dhe do të mund të strehojnë të paktën 12,000 njerëz.

Kostoja e ndërtimit të qytetit lundrues vlerësohet të arrijë në 200 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2025.

Megjithatë, në të ardhmen qyteti mund të zgjerohet për të akomoduar më shumë se 100,000 njerëz, sipas zhvilluesve. Çdo ishull do të jetë në formë gjashtëkëndore dhe do të përmbajë një shtresë gëlqerore që është dy deri në tre herë më e fortë se betoni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat