Në vend se të thërriste ambulancën e çoi vetë vajzën e tij në spital, gjobitet një person në Gjermani

Ndryshe

Në vend se të thërriste ambulancën e çoi vetë vajzën e tij në spital, gjobitet një person në Gjermani

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një baba nga Siegen i Gjermanisë kur u kthye nga puna më 18 janar, pa vajzën e tij dyvjeçare të rrëzuar në tokë dhe pa ndjenja.

32-vjeçari nuk dinte çfarë të bënte, pasi as ai dhe as gruaja e tij nuk flisnin gjermanisht, ndaj nuk guxuan të telefononin emergjencën. Pa zgjatur më tej, burri vendosi ta çonte vetë vajzën e tij në spital.

Policia e shoqëroi në spital babanë dhe vajzën e tij pa ndjenja, kur kuptoi situatën emergjente në të cilën ndodhet fëmija e më vonë e gjobiti.

Në shkurt, burri mori një gjobë 348 euro për shpejtësi dhe marrjen e patentës së shoferit për një muaj.

I tmerruar, ai në seancën e javës së kaluar, u përpoq të mbrohej nga ky dënim. Por gjyqtari përgjegjës Dr. Paul Sprenger nga gjykata e qarkut të Siegen e kundërshtoi këtë.

“Ai duhet të kishte thirrur një ambulancë, ne kemi një sistem funksional në Gjermani”, tha ai në një seancë dëgjimore të mërkurën e kaluar. Fakti që burri nuk flet gjermanisht nuk e justifikon krimin e tij. Në vend të kësaj, ai duhet t’i kishte kërkuar dikujt tjetër që të telefononte 911 për të. Përveç kësaj, vajza mund të ishte trajtuar shumë më shpejt në një ambulancë”, tha ai.

Ndërkohë, gjyqtari tashmë e ka ulur gjobën në 260 euro. Megjithatë, ai nuk dëshiron të heqë ndalimin e drejtimit të automjetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat