Shpëtohet qeni i bllokuar në pllakat e betonit – ribashkohet me pronarin e tij

Ndryshe

Shpëtohet qeni i bllokuar në pllakat e betonit – ribashkohet me pronarin e tij

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një qen i zhdukur për disa ditë në një të Pitsburgut, SHBA, u ribashkua me pronarin e tij pasi u shpëtua kur u nxor poshtë pllakave të betonit.

Autoritetet deklaruan në Twitter se qeni u raportua i zhdukur të premten dhe nisën kërkimin në lagjen Swisshelm Park.

Qeni u gjet të mërkurën kur dikush vuri re qenin e bllokuar nën pllaka betoni. Ishte e paqartë nëse pllakat kishin rënë mbi qenin ose nëse kafsha kishte hyrë aty brenda.

Oficerët e sigurisë publike përdorën shufra për të ngritur pllakat dhe për të shpëtuar qenin, i cili iu kthye pronarit të tij.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat