Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Ndryshe

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një klient e ka vrarë një punëtore dhe e ka lënduar një tjetër pas një përplasje që kishte të bënte me sasinë e majonezës në sandviçin e tij.

Të shtënat ngjanë në pompën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta Subway.

Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet, pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur.

Kjo ngjarje ka ndodhur në njërën prej pikave të franshizës Subway.

“Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”.

“Ai vendosi ta eskalojë situatën dhe nga aty u bë hallakamë”.

“Njëra prej vajzave të reja që u vra sot e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat