Babë e bir gjejnë në lum shishen me mesazhin e i shkruar para 44-vjetësh

Ndryshe

Babë e bir gjejnë në lum shishen me mesazhin e i shkruar para 44-vjetësh

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Babë e bir duke ecur përgjatë lumit York në Virxhinia të ShBA-së, gjetën një mesazh në një shishe që ishte hedhur nga një djalë i ri 44 vjet më parë.

Brian Daliege tha se së bashku me djalin e tij hasën në një shishe të vjetër qelqi Pepsi në një parvaz mbi ujë.

Shishja përmbante një shënim që dukej se ishte shkruar nga një fëmijë. Shënimi përfshinte një numër telefoni dhe e udhëzoi gjetësin që ta “kërkonte Don Kendrick-un”.

Numri i telefonit doli të ishte një rrugë pa krye, por gruaja e Daliege, Megan Daliege, postoi foto të zbulimit në Facebook dhe postimi i saj u shpërnda qindra herë brenda disa orësh.

Postimi ra në vëmendjen e Tracy Kendrick, burri i së cilës, Don, kishte hedhur tre mesazhe në shishe në lumë 44 vjet më parë, kur ai ishte 12 vjeç.

“Ne ia kemi ofruar që t’ia kthejmë përsëri Don Kendrick-ut, por nuk kemi dëgjuar ende nëse ai dëshiron apo jo”, tha Brian Daliege. “Është thjesht një histori e lezetshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat