Kush është burri që nuk pa asnjë grua gjithë jetën e tij?

Ndryshe

Kush është burri që nuk pa asnjë grua gjithë jetën e tij?

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:09
Michael Tolotos vdiq në manastirin e malit Athos

Michael Tolotos mund të jetë i vetmi person në botë që në 82 vitet e jetës së tij nuk ka parë kurrë një grua.

Ka qenë faqja “Fotografitë Historike” ajo që e ka sjellë në vëmendje historinë në Facebook.

“Pa parë kurrë një grua në 82 vitet e jetës së tij, Michael Tolotos vdiq në manastirin e malit Athos, në Greqi. Ai kurrë nuk kishte përjetuar drejtimin e një makine, shikimin e një filmi ose udhëtimin me një aeroplan. Nëna e tij vdiq kur ai lindi. Sipas raportimeve nga Athina, ajo u gjet në një manastir ku nuk hyn asnjë grua. Ai u bë murg dhe murgjit e manastirit i bënë një ceremoni të veçantë varrimi, sepse besonin se ai ishte i vetmi burrë në botë që nuk kishte parë kurrë një grua”, thuhet për Tolotos.

Nuk ka prova nëse kjo është e vërtetë apo jo, ndërsa Storypick 6 vjet më parë organizoi një homazh për rastin e Michael Tolotou, duke përmendur se ai ka lindur në 1856 dhe se dilte shumë rrallë nga qelia e tij pasi u rrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat