“Çmenden” majmunët në Japoni, sulmojnë dhe plagosin 42 persona

Ndryshe

“Çmenden” majmunët në Japoni, sulmojnë dhe plagosin 42 persona

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 16:05
Ilustrim

42 persona kanë mbetur të plagosur në një qytet japonez nga sulmet e majmunëve, madje dyshohet që autori të jetë një i vetëm.

Prania e makakëve është e zakonshme në zona të mëdha të Japonisë, por ato shkaktojnë probleme të mëdha duke pushtuar shtëpitë dhe duke shkatërruar të korrat, të cilat i hanë.

Megjithatë, frekuenca e sulmeve të majmunëve është e pazakontë në qytetin japonez perëndimor Yamaguchi, ku ata gërvishtin dhe kafshojnë viktimat e tyre, duke plagosur gjithçka, nga të miturit tek fëmijët, siç bëjnë në vende të tjera të botës, si në Indi.

Ndonëse lëndimet e shkaktuara nga sulmet e majmunëve kanë qenë të lehta deri më tani, autoritetet lokale tani po vendosin armë qetësuese pasi deri më tani nuk kanë arritur të kapin asnjë nga “rebelët”.

Autoritetet e qytetit nuk janë ende të sigurt nëse sulmet janë vepër e shumë majmunëve, apo vetëm një kafshe agresive.

Sulmuesit u panë në disa raste duke përfituar nga dyert e hapura ose duke u futur nëpër dritare në shtëpi. Që nga sulmet e para në fillim të muajit, patrullimet nga zyrtarët dhe policia janë shtuar pa rezultat deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat