Arrestohet donatori serial i spermës, ka 60 fëmijë biologjikë

Ndryshe

Arrestohet donatori serial i spermës, ka 60 fëmijë biologjikë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:15
Kyle Gordy

Një dhurues serial i spermës me afro 60 fëmijë biologjikë është arrestuar në Fixhi gjatë rrugës për në Zelandën e Re, ku ai do të planifikonte të bënte një “turne dhurimi”.

Amerikani Kyle Gordy, i cili ka 47 fëmijë në mbarë botën dhe 11 të tjerë rrugës u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Nadi pas një fluturimi nga Los Anxhelosi këtë mëngjes dhe pritet që të dëbohet.

Gordy tregoi momentin kur ai u ndalua në këtë aeroport, shkruan Fbcnews.

“Unë zbrita dhe djali që shikon kompjuterin e tij dhe thotë se duhet të të marr mënjanë për diçka, u nervozova. Së pari, ata më bënë disa pyetje themelore, se pse po shkoj në Zelandën e Re?”, u shpreh ai.

Gordy tha se autoritetet e Fixhit më pas thirrën Emigracionin në Zelandën e Re.

Ai gjithashtu foli edhe për një grua në Ëellington, të cilës shpresonte t’i dhuronte spermë.

“Zyrtari i imigracionit më tha se për fat të keq, ne kemi emaila që tregojnë se ju po vini për një arsye tjetër, nuk mund të hysh. Ajo tha se nuk isha i sinqertë. Unë nuk mendoj se duhet t’u them atyre se po vij për të dhuruar. Unë gjithashtu po shkoja për ta vizituar vendin”, tha ai.

Ndryshe, Gordy reklamon shërbimet e tij në Facebook dhe përdor metoda të inseminimit artificial ose natyral.

Ai beson se viza e tij u anulua sepse ai nuk pranoi të ishte donator dhe iu tha se do të kthehej në ShBA në orën 20:00, por shpresonte se mund të ndryshonte mendjen e Emigracionit.

Ai po priste në aeroportin pothuajse bosh Nadi duke shpresuar se mund të udhëtonte.

“Kjo është çmenduri, thjesht çmenduri”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat