​Një elefant i rrallë i bardhë u lind në Mianmar

Ndryshe

​Një elefant i rrallë i bardhë u lind në Mianmar

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një elefant i rrallë i bardhë u lind në Mianmarin perëndimore, raportuan mediat lokale sot.

E lindur muajin e kaluar në shtetin Rakhine, foshnja elefant peshon 80 kilogramë dhe është rreth 70 centimetra e gjatë, shkruan gazeta Myanmar Global New Light.

Pamjet në televizionin shtetëror tregojnë elefantin duke ndjekur nënën e tij në lumë ku lahet nga rojtarët e tij, të cilët më pas e ushqejnë.

Nëna është 33-vjeçarja Zar Han Hla dhe Global New Light shkruan se foshnja elefant ka shtatë nga tetë karakteristikat që lidhen me elefantët e rrallë të bardhë, si sytë ngjyrë perle dhe veshët e mëdhenj.

Për elefantin e vogël filloi të shkruhet në rrjetet sociale në fund të muajit të kaluar, por ende nuk ka një emër.

Elefantët e bardhë në Azinë Juglindore konsiderohen si një dukuri me fat, kështu që sundimtarët e lashtë i mblodhën ata.

Kushtet luksoze në të cilat ata mbaheshin çuan në termin "elefant i bardhë" në kulturën e Mianmarit që nënkupton diçka të bukur, por të padobishme.

Aktualisht ka gjashtë elefantë të bardhë në Naypyidaw, kryeqyteti i Mianmarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat