Aeroplani bëri ulje të fortë, stjuardesa thyen unazën e shpinës

Ndryshe

Aeroplani bëri ulje të fortë, stjuardesa thyen unazën e shpinës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 08:25
Askush tjetër nuk u lëndua dhe avioni vazhdoi destinacionin e tij të ardhshëm.

Një stjuardese e kompanisë ajrore “Southwest Airlines” ka thyer unazën e shpinës kur një aeroplan i kësaj kompanie bëri një ulje më të fortë se që duhet në aeroportin “John Wayne” të Kalifornisë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se stjuardesa mendoi fillimisht se avioni ishte rrëzuar, për shkak të dhimbjeve të mëdha që kishte dhe forcës së përfshirë në ulje të aeroplanit.

“Ajo tregoi se avioni goditi tokën me një forcë të tillë sa mendoi se avioni ishte rrëzuar,” tha Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në një raport të botuar më 5 gusht, shkruan Washingtonpost.

Sipas mjekëve, ajo nuk mund të lëvizte fare fillimisht, pasi kishte dhimbje të madhe në qafë e shpinë, teksa aeroplani synonte uljen në një pistë të shkurtër në Santa Ana.

Sipas hetuesve të “Southwest”, askush tjetër nuk u lëndua dhe avioni vazhdoi destinacionin e tij të ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat