E pazakontë/ Parashikoi grabitjen, macja i shpëton jetën pronarit të saj

Ndryshe

E pazakontë/ Parashikoi grabitjen, macja i shpëton jetën pronarit të saj

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:53
Fred Everitt dhe macja e tij

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Misisipi ku një mace i ka shpëtuar jetën pronarit të saj.

Kur dy persona u përpoqën të hynin në shtëpi, macja mjaullinte dhe vrapoi për të paralajmëruar pronarin e saj, 68 vjeçarin Fred Everitt i cili u zgjua menjëherë dhe ndaloi grabitjen.

“Ajo kurrë nuk e ka bërë këtë më parë”,-vuri në dukje 68 vjeçari.

Sipas mediave, kur ai u ngrit nga shtrati, pa dy burra jashtë duke u përpjekur për të hapur derën me një levë, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.

“Keni dëgjuar për qentë roje, kjo është një mace roje”, tha Fred.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat