A po përqafon vërtet ky majmun një mangustë?

Ndryshe

A po përqafon vërtet ky majmun një mangustë?

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një moment i butë apo diçka më e keqe?

Imazhi duket se tregon një bonobo (majmun) që përqafon një mangustë të vogël si një kafshë shtëpiake e çmuar. Por në vend të kësaj, ndoshta majmuni e mori për darkë qenushin mangustë pasi vrau nënën e tij.

Por kjo do të ishte e pazakontë, bonobos kryesisht hanë fruta dhe vetëm herë pas here gjuajnë.

Sjellja intriguese është fotografuar nga Christian Ziegler në Republikën Demokratike të Kongos.

Fotografia e tij magjepsëse është përzgjedhur si një imazh shumë i vlerësuar në konkursin e 58-të të Fotografit të Kafshëve të Egra të Vitit të Muzeut të Historisë Natyrore (WPY).

“Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.” Brutaliteti i 42-vjeçarit shqiptar ndaj gruas dhe 10 fëmijëve të tij

Lista e ngushtë u zbulua të enjten dhe fituesit e përgjithshëm do të shpallen në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës (NHM) në tetor.

"Isha shumë i befasuar kur pashë se si ai e mbante mangustën me një kujdes të tillë. Fillova menjëherë ta ndiqja dhe ta dokumentoja", tha ai për BBC News.

Majmuni e mbajti dhe e përkëdheli mangustën e vogël për më shumë se një orë, tha ai.

Por ai mund të ketë planifikuar ta hante. 

Kur bonobo-t kapin gjahun, ata nuk e vrasin menjëherë, por përkundrazi fillojnë të hanë kur është ende gjallë, sipas  Barbara Fruth, drejtoreshë e Projektit LuiKotale Bonobo, e cila ka vëzhguar këto kafshë për më shumë se 20 vjet.

Por herë pas here, nëse darka është shumë e madhe dhe majmuni ngopet, ai do ta trajtojë gjahun e mbetur të gjallë si kafshë shtëpiake. Zakonisht, këto kafshë hahen më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat