Kjo video bëhet virale në rrjet, gjyshja 81-vjeçe ushtron fitness si një vajzë

Ndryshe

Kjo video bëhet virale në rrjet, gjyshja 81-vjeçe ushtron fitness si një vajzë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:04
Erika Rishko

Erika Rishko është 81 vjeçe dhe ka dy fëmijë dhe një nip, edhe nuk do të ndryshonte shumë nga gjyshet e tjera nëse nuk do të ishte edhe instruktore fitnesi.

Siç thotë ajo fitnesin e ka zbuluar shumë vonë, por synimi i saj është të frymëzojë të moshuarit për të ushtruar.

“Jam shumë e nderuar që të rinjtë frymëzohen nga unë.

Nëse mund ta ndryshoj të paktën pak stereotipin se të moshuarit janë të mërzitshëm apo joaktivë, kjo më gëzon shumë”, tha ajo për një emision të famshëm amerikan.

Erika filloi të praktikonte vetëm në fund të të 50-ave, dhe kjo për shkak se shtëpia e saj ishte bosh sepse fëmijët e saj ishin larguar. Pas 20 vitesh, Erika ushtron dy herë në ditë, disa ditë në javë.

Siç thotë ajo, vajza e saj e bindi të fillonte xhirimet për TikTok dhe se në fund gjithçka shkoi mirë, edhe pse ajo nuk shpresonte për një përfundim të tillë.

“Përgjigja ishte pozitive, e cila më dukej shumë emocionuese sepse kam qenë shumë e pasigurt gjatë gjithë jetës sime. I ndryshoj vazhdimisht ushtrimet, kështu që marr një intensitet dhe/ose kohëzgjatje të ndryshme. Është e rëndësishme të ndryshohet rutina e ushtrimeve për hir të forcës dhe kursimit të kohës”, ka vazhduar kjo gjyshe në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat