​Zbulohen diamante të çuditshme në meteoritë nga një planet tjetër

Ndryshe

​Zbulohen diamante të çuditshme në meteoritë nga një planet tjetër

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Diamantet e gjetura në katër meteoritë nga Afrika veriperëndimore ka të ngjarë të vijnë nga një planet i lashtë dhe duket se janë më të fortë se gurë të tillë në Tokë.

Shkencëtarët studiuan meteoritët e përmendur me një mikroskop elektronik dhe gjetën diamante gjashtëkëndore.

“Kjo është vërtet emocionuese sepse disa ekspertë dyshuan se një gjë e tillë ekzistonte”, tha fizikani Alan Salek nga Universiteti RMIT në Australi.

Diamantet gjashtëkëndore, si diamantet e zakonshme (kubike), përbëhen nga karboni, por atomet e tyre janë të rregulluar në një strukturë gjashtëkëndore. Ata u vëzhguan për herë të parë në vitet 1960 në meteoritët në SHBA dhe Indi, por ata ishin aq të vegjël, vetëm disa nanometra në madhësi, saqë ishte e vështirë të konfirmohej nëse ata ishin me të vërtetë në formë gjashtëkëndore.

Salek dhe kolegët e tij shkuan në kërkim të kristaleve më të mëdha dhe ekzaminuan 18 mostra meteori me një mikroskop elektronik. Njëri ishte nga Australia dhe të tjerët nga Afrika veriperëndimore. Ata gjetën diamante gjashtëkëndore në katër meteoritë afrikanë.

Disa kristale gjashtëkëndore ishin pothuajse një mikrometër në madhësi - rreth 1000 herë më të mëdha se ato të gjetura në vitet 1960, kështu që këtë herë ekspertët mund të konfirmojnë përfundimisht se ekzistojnë diamante të tillë.

"Ky është një zbulim i rëndësishëm sepse tani, për shkak të kristaleve më të mëdhenj, ne mund të kemi një ide më të mirë se si u formuan dhe ndoshta ta përsërisim atë proces në laborator," beson Salek.

Bazuar në përbërjen kimike të meteoritëve që i sollën në Tokë, këta diamante të pazakontë duket se janë formuar brenda planetëve xhuxh, shkruan New Scientist.

Shkencëtarët kanë përcaktuar se ato u krijuan nga reaksioni i grafitit, i cili përbëhet nga atomet e karbonit, dhe një përzierje e lëngshme e kimikateve të hidrogjenit, metanit, oksigjenit dhe squfurit që ndoshta u krijua kur një asteroid u përplas me planetin xhuxh dhe fragmentet arritën përfundimisht në Tokë.

“Kur planeti u shpërbë, dukej sikur hoqët kapakun nga një shishe Coca-Cola”, tha shkencëtari Andy Tomkins pranë Universitetit Monash në Australi.

Shkencëtarët besojnë se diamantet gjashtëkëndore janë rreth 60 për qind më të fortë se ata të zakonshëm, prandaj mund të jenë shumë të dobishëm, nëse prodhohen artificialisht, në prodhimin industrial.

Hulumtimi u botua në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat