Tmerruese: Mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit

Kuriozitete

Tmerruese: Mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:32
Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh

Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.

Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh.

“Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana.

Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat