Gruaja më e gjatë në botë bën realitet ëndrrën e madhe, fluturon për herë të parë me aeroplan

Ndryshe

Gruaja më e gjatë në botë bën realitet ëndrrën e madhe, fluturon për herë të parë me aeroplan

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Gruaja më e gjatë në botë ka bërë udhëtimin e saj të parë me avion me linjën e Turkish Airlines.

Rumeysa Gelgi, e cila ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për gjatësinë e saj 2.15 metra bëri realitete ëndrrën e saj më ta madhe, fluturimi me avion. E shoqëruar nga nëna e saj, e reja hipi në fluturim me karrocën e saj me rrota përpara se të shtrihej në “barelë” brenda aeroplanit për një fluturim 13 orësh për në San Francisko.

Mediet e huaja raportojnë se linja ajrore përshtati 6 sediljet në aeroplan për të bërë të mundur qendrimin e 25-vjeçares.Zhvilluesja 25-vjeçare e softuerit donte të udhëtonte në SHBA për të bashkëpunuar me Guinness për event.

Gelgi u tha gazetarëve në Aeroportin e Stambollit se ishte shumë e emocionuar që do të udhëtonte me avion për herë të parë dhe se ky fluturim ishte shumë i rëndësishëm për të. Gelgi jeton në Karabuk, Türkiye, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit, Ankara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat