Lulet e shkretëtirës, fenomeni i rrallë në Kili

Ndryshe

Lulet e shkretëtirës, fenomeni i rrallë në Kili

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Në shkretëtirën Atacama, më e thata dhe më me diell në botë, një fenomen natyror mbresëlënës ndodh çdo tre ose pesë vjet që Kili tani kërkon ta mbrojë: e gjithë zona mbushet me lule shumëngjyrëshe

Presidenti kilian Gabriel Boriç njoftoi të dielën se qeveria e tij po punon për të shpallur këtë zonë një park kombëtarë në mënyrë që të mbrojnë fenomenin e çeljes së këtyre luleve në shkretëtirë, që ndodhet 700 kilometra në veri të Santiago.

Ai siguroi se kategoria e parkut kombëtar është standardi më i lartë i mbrojtjes së mjedisit që ekziston në vend.

Ministria e mjedisit tha se  ky fenomen, është spektakël natyror mahnitës që vihet në rrezik sa herë që dikush pret një lule, shkel apo kalon me makinë nëpër këtë territor”.

“Në këtë vend, më shumë se 200 lloje bimësh lulëzojnë çdo 3, 5 ose 10 vjet, në varësi të kushteve klimatike, të cilat nga ana tjetër lejojnë ardhjen e insekteve dhe faunës në kërkim të ushqimit,” tha ministria.

Kjo “mrekulli e shkretëtirës”, siç e quajnë disa vendas, përdoret nga tregtarët dhe turistët për të promovuar përfitime dhe atribute të tjera të territorit, i cili ka parqe të tjera kombëtare, dete të kristalta, peizazhe të bukura  dhe zona të mbrojtura natyrore. Ka vetëm tre vende në botë ku çelin lulet në  shkretëtira: Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kili. Zakonisht fenomeni ndodh kur ka reshje shiu jashtëzakonisht të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat