Vuante nga një tumor në tru, 35-vjeçari luan në saks gjatë gjithë operacionit

Ndryshe

Vuante nga një tumor në tru, 35-vjeçari luan në saks gjatë gjithë operacionit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:42
Gjatë gjithë operacionit ka qenë zgjuar dhe duke luajtur himnin e Mamelit me saksin e tij.

Një burrë 35-vjeçar po bën bujë në internet pasi u bë operim nga një tumor në tru, ndërsa gjatë gjithë operacionit ka qenë zgjuar dhe duke luajtur himnin e Mamelit me saksin e tij.

Operacioni u krye në Spitalin Ndërkombëtar Paideia në Romë nga Dr.Christian Brogna, neurokirurg.

Ky i fundit ekspert ndërkombëtar në kirurgjinë komplekse të tumorit, i cili hoqi plotësisht tumorin e trurit pa cenuar funksionet neurologjike të pacientit.

Në bashkëpunim me doktorin, në këtë operacion morën pjesë edhe 10 mjekë të tjerë.

Operacioni zgjati më shumë se 9 orë duke përfshirë neurokirurgë, anesteziologë të përkushtuar, neuropsikologë, neurofiziologë dhe inxhinierë, të mbështetur nga teknologjitë më të avancuara si neuronavigimi me traktografi, aspirator me ultratinguj, ultratinguj intraoperativë, neuromonitorim të vazhdueshëm. Vendimi për të luajtur saksofon gjatë operacionit është marrë nga pacienti, një dashamirës i madh i muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat