​“Njeriu më i pistë në botë” vdiq disa muaj pas banjës së tij të parë

Ndryshe

​“Njeriu më i pistë në botë” vdiq disa muaj pas banjës së tij të parë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:22
Amoy Hadji

Një vetmitar iranian i quajtur "njeriu më i pistë në botë" pasi nuk kishte bërë dush për më shumë se gjysmë shekulli, vdiq "nga pleqëria" në dekadën e tij të dhjetë.

Amoy Hadji (95), vdiq të dielën në fshatin Dejgah në provincën jugore Fars, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA.

Mediat lokale raportuan se Haji, i cili ishte “gjithmonë i mbuluar nga pluhuri dhe jetonte në një kasolle me zhavorr, nuk ishte larë as me ujë as me sapun për më shumë se 60 vjet.

Vendasit dhe fqinjët shpjegojnë se Amoj përjetoi "disa probleme emocionale në rininë e tij" për shkak të të cilave ai refuzoi të lahej.

Teheran Times raportoi në vitin 2014 se Amoj pinte një llullë të mbushur me jashtëqitje kafshësh dhe besonte se pastërtia do ta sëmurte. Disa foto e tregojnë atë duke pirë disa cigare në të njëjtën kohë. Por disa muaj më parë, fshatarët e bindën atë të bënte banjë për herë të parë, raportoi Irna.

Një jetë të ngjashme ka bërë edhe indiani Kalaj Singh, i cili gjithashtu nuk është larë për pjesën më të madhe të jetës së tij.

Në vitin 2009, Hindustan Times raportoi se Singh, nga një fshat jashtë qytetit të Varanasit, nuk ishte larë për më shumë se 30 vjet në një përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e asaj që ai e quajti "të gjitha problemet me të cilat përballet kombi".

Ai refuzoi kontaktin me ujin në favor të asaj që ai e quajti "banjë zjarri".

"Çdo mbrëmje ndërsa fshatarët mblidheshin, Kalaj ndizte një zjarr, tymoste marihuanë dhe qëndronte në njërën këmbë duke iu lutur zotit Shiva," raportonte gazeta dhe citonte Singh të thoshte: "Është si të përdorësh ujin e banjës. Një banjë e nxehtë ndihmon në vrasjen e të gjitha mikrobeve dhe infeksioneve në trup”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat