“Mrekulli” në mes të territ, mjekët ukrainas i operojnë pacientët me dritën e elektrikut

Ndryshe

“Mrekulli” në mes të territ, mjekët ukrainas i operojnë pacientët me dritën e elektrikut

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Mjekët ukrainas kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me dritë elektriku gjatë ndërprerjeve të energjisë të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse në shkallë të gjerë të mërkurën.

Dr. Borys Todurov, kreu i shërbimeve mjekësore në Institutin e Zemrës së Kievit, postoi një video në Instagram që ai tha se tregonte mjekët që mbanin fenerët teksa kryenin një operacion në zemër tek një fëmijë.

Operacioni ishte duke u zhvilluar kur u ndërpre rryma, tha doktor Todurov. Spitali nuk kishte ujë për disa orë, shtoi ai.

Drejtori i spitalit Mechnikova në rajonin qendror të Dnipropetrovsk tha se dhjetëra pacientë në gjendje kritike ishin në shtretërit e operacionit kur dritat u fikën. “Anesteziologët dhe kirurgët vendosin fenerët për të shpëtuar secilin prej tyre”, shkroi Dr. Sergii Ryzhenko në Facebook.

Dr. Ryzhenko postoi një foto të dy mjekëve që ai tha se po operonin një burrë 23-vjeçar.

“Mjekët Yaroslav Medvedyk dhe Kseniya Denysova, së bashku me kolegët e tyre, po kryenin një operacion unik kur rryma ra. Kjo ndodhi për herë të parë në 35 vitet e praktikës së Yaroslav. Nervat ishin të tensionuara, por pacienti… ia doli”, tha ai.

“Mungesa e dritës nuk do të na ndalojë”, tha Ministria e Shëndetësisë ukrainase në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat