U ankua për dhimbje: Burrit i hiqen 187 monedha nga barku

Ndryshe

U ankua për dhimbje: Burrit i hiqen 187 monedha nga barku

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Ai u soll nga familja në spital.

187 monedha iu hoqën nga barku një burri nga India.

Kjo pasi ai u ankua në dhimbje të forta.

Ai u soll nga familja në spital.

U kuptua se gjatë dy apo tre muajve të fundit burri kishte gëlltitur mbi 1.5 kilogramë monedha duke e fryrë atë dhe duke i shkaktuar të vjella të shumta, shkruan gazeta Mirro.

Mjekët e spitalit “Hangal Sri Kumareshwar” në qytetin Bagalkot, Karnataka, mbetën të shokuar kur i panë në tavolinë monedhat.

Ata i shpërndanë edhe fotografitë pas operacionit që zgjati dy orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat