Zbulohet një specie e re e dinosaurëve mishngrënës me trup “aerodinamik” si pinguini

Ndryshe

Zbulohet një specie e re e dinosaurëve mishngrënës me trup “aerodinamik” si pinguini

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 21:45
Zbulohet një specie e re e dinosaurëve

Një specie e re dinosauri me një trup “aerodinamik” të ngjashëm me atë të pinguinëve është zbuluar nga paleontologët në Mongoli. Studiuesi nga Koreja e Jugut gjetën mbetje të fosilizuara (një skelet pothuajse i plotë me një kafkë, shpinë dhe disa gjymtyrë) të specieve të reja në provincën Omnogovi.

Dinozauri i ri u emërua “Natovenator polydontus” që do të thotë “gjuetar noti me shumë dhëmbë”.

Vlerësohet të ketë qenë një grabitqar gjysmë ujor me një qafë të gjatë të ngjashme me atë të patës moderne.

Shkencëtarët besojnë se ushqehej kryesisht me peshq dhe insekte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat