Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Ndryshe

Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 08:49
Babagjyshi

Babagjyshi është 1752 vjeç, por nuk duket. Me kalimin e viteve, ai ka ndryshuar dhe sot është një gjysh me veshje të kuqe, mjekër të bardhë, një figurë aq e dashur për këdo në festat e fundvitit. Duke u kthyer pas në kohë, babagjyshi i sotëm nuk i ngjan aspak këtij të sotmit.

Babagjyshi i vërtetë quhet Shën Nikolla, një shenjtor i lindur në Mira, në Turqinë e sotme, 270 vjet pas lindjes së Krishtit dhe i njohur për marrëdhënien e tij të afërt më fëmijën. Madje, sipas legjendës, ai ringjalli 3 fëmijë.

Për më tepër, thuhet se ai ka shpëtuar dhe tre vajza të vogla nga prostitucioni dhe i dhuroi lodra floriri. Kështu, babagjyshi fitoi reputacionin e një shoku fëmijërie dhe të një njeriu që bën dhurata.

Në Evropën Veriore, pas konvertimit në krishterim, figura e tij shkrihet me atë të perëndisë gjermane Odin, i cili në ditët e solsticit të dimrit, që korrespondon me periudhën tonë të Krishtlindjeve, shkon rrotull duke fluturuar për t’u sjellë dhurata fëmijëve.

Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kjo traditë mbërrin në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Dhe kështu Santa Claus lindi nga bashkimi i gjermanit Sankt Nikolaus dhe holandezit Sint Niklaas.

Deri në fillim të shekullit të njëzetë kostumi i tij është i gjelbër, mjekra e errët dhe përmasat nuk kanë qenë kaq të mëdha sa janë sot.

Mirëpo, me kalimin e kohës Babagjyshi është edhe simboli modern i konsumit të shoqërisë, pasi nxit blerjen e dhuratave dhe ndikon në lëvizjen e tregut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat