Klinika njofton gabimisht mijëra pacientë se ishin me kancer, ditën e Krishtlindjeve!

Ndryshe

Klinika njofton gabimisht mijëra pacientë se ishin me kancer, ditën e Krishtlindjeve!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Imagjinoni të kontrolloni mesazhet disa ditë përpara Krishtlindjeve, duke lexuar rastësisht urimet e ngrohta për festa dhe më pas të shihni një mesazh nga klinika juaj mjekësore që ju njofton se keni “kancer agresiv”.

Harroje se kjo thjesht mund të t’i prishë festat. Ky është lloji i mesazhit që mund t’i shkaktojë dikujt atak në zemër ose e pakta, atak paniku.

Dërgimi gabimisht vetëm një personi i një mesazhi të tillë do të konsiderohej një i rëndë, por dërgimi i atij mesazhi tek mijëra pacientë nuk është gjë tjetër përveçse katastrofë.

Klinika Mjekësore Askern në Doncaster, në Mbrertërinë e Bashkuar, ka rreth 8,000 pacientë dhe besohet se më 23 dhjetor, gabimisht i dërgoi një njoftim për kancer, shumicës së tyre, nëse jo të gjithëve.

Mesazhi i informonte marrësit se kishin “kancer agresiv të mushkërive me metastaza” dhe i këshillonte ata të plotësonin një formular të veçantë për njerëzit me sëmundje terminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat